Shërbimet "outsource" zbusin papunësinë në Kosovë - evroTargetevroTarget
Shërbimet “outsource” zbusin papunësinë në Kosovë
09 Oct 2019

Shërbimet “outsource” zbusin papunësinë në Kosovë

Vendi ynë po ballafaqohet me një shkallë të lartë të papunësisë, në bazë të statistikave të vitit të kaluar numri i papunësisë arrinë në 28% dhe që mendohet të jetë shumë më i lartë.

Mundësitë për të hapur vende pune janë shumë të vogla. Numri i bizneseve të reja që hapen brenda një viti në Kosovë është shumë i vogël, dhe nuk luan rol aspak në uljen e papunësisë.

Kryesisht kafeteri, restaurante, hotele, supermarkete dhe dyqane rrobash janë bizneset më të shumta në vendin tonë.

Viteve të fundit punësimin në Kosovë  e kanë ndihmuar shumë kompanitë që kanë ofruar shërbime nga Kosova për vendet përëndimore, si call center, Web development, IT services e të tjera.

Ndër këto kompani është edhe evroTarget L.L.C. me seli në Prishtinë, e cila merret me kujdes ndaj klientit, shërbimeve inbound dhe outbound. Njëkohësisht edhe me zhvillimin e softverëve të ndryshëm duke përdorur një teknologji tejet të sofistikuar.

Me një fjalë, evroTarget punon që t’ua bëjë punën sa më të lehtë klientëve të saj.

Klientët e evroTargetit janë kryesisht kompani të huaja, që produktet apo shërbimet e tyre i kanë të njohura dhe përdoren ndërkombëtarisht.

Fuqia punëtore e evroTargetit është e përqëndruar në Kosovë. Shërbimet që ofrohen për klientët e tyre kanë të bëjnë kryesisht me informim të klientëve apo shitje e që realizohen përmes thirrjeve telefonike apo email-ave.

Duke pasur parasysh këtë që u tha më lartë, fokusi kryesor i evroTargetit për Kosovën është qëtë bëhet sa më i njohur për tregun Kosovar të punës, si një punëdhënës i devotshëm dhe që i jep rëndësi secilit punëtor individualisht për shkathtësitë që i ka, zgjerimit të kompanisë dhe krijimit të vendeve të reja të punës.

evroTarget për shkak të projekteve të shumta që ka me partnerët nga Gjermania, po zgjerohet çdo ditë e më shumë, duke krijuar kështu mundësi të reja punësimi për të gjithë ata që kanë njohuri të gjuhëve të huaja, me theks të veçantë, njohësit e gjuhës Gjermane.

evroTarget ofron kushte të mira pune, me një ambient të përshtatshëm dhe modern, ku përfshihen: stabiliteti kontraktual në respektim të plotë të ligjit të punës, pagë të lartë dhe të rregullt, trajnime brenda dhe jashtë vendit, sigurim shëndetësor, shujtë ditore, e të tjera.

Konform“evroTarget – Agjenda 2020” rritja e planifikuar prej 30% të bashkëpunëtorëve në periudhën 2019-2020 mbështetet me ndërrim të lokacionit dhe përcaktim të një objekti të ri afarist, infrastruktura e të cilit i përgjigjet maksimalisht kërkesave bashkëkohore, me të cilat evroTarget e mundëson për bashkëpunëtorët e saj një ambient modern për zhvillimin e proceseve të ndryshme të punës në kompani dhe fton të rinjtë që zotërojnë një gjuhë të huaj për t’iu bashkangjitur rrugëtimit të suksesshëm.

Ky artikull është publikuar në Insajder https://insajderi.com/sherbimetoutsourcezbusinpapunesinenekosove/?fbclid=IwAR2NPPx8eDj6thoTS4oBi-PRqezqGG3MGM7r88_fAiokyvfEq0HrlXFA7os

); ga('send', 'pageview');